Fejohen Big Basta dhe Vesa Luma

Fejohen Big Basta dhe Vesa Luma

Big Basta nuk na doli aq i sinqert. Derisa pak javë më parë u pyt nga indeksonline në rast se po planifikonte një fejesë me Vesa Lumën, ai na tha se as që e kishte ndërmend një gjë të tillë.

Por në emisonin Prive u konfirmua lajmi që me 24 shtator ai dhe Vesa para një rrethi të ngusht të familjarëve i kishin dhënë fund beqarisë.

Fejesa është bërë në një lokalë në periferi të Prishtinës, por që të dy më pastaj kanë vazhduar në Tiranë ku do të jetojnë tash e tutje. Dhe në fakt Vesa atje po jeton prej vitesh.

Thashethemet për fejesën e tyre patën nisur kur Vesa publikoi një foto përmes Instagramit ku shihej një unazë, nga ato që dhurohen zakonisht në rastet e ve’anta si’ do të ishte fejesa.