FBK-ja s'shqetësohet nëse Bodiroga vjen në krye të FIBA Evropës

FBK-ja s’shqetësohet nëse Bodiroga vjen në krye të FIBA Evropës

 FBK-ja s'shqetësohet nëse Bodiroga vjen në krye të FIBA EvropësZyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), nuk e shohin shqetësuese mundësinë që ish-ylli i basketbollit të Serbisë dhe shumë skuadrave evropiane, Dejan Bodiroga, të zgjidhet në të ardhmen e afërt kryetar i FIBA Evropës.

Mediumet serbe, por edhe më gjerë, kanë paralajmëruar të dielën se së shpejti mund të mbahet Kuvend parakohshëm zgjedhor i FIBA Evropës dhe aty të vihet në krye Bodiroga, meqë sipas mediave, ai tashmë ka marrë mbështetjen e federatave me ndikimin më të madh në Evropë, si atyre të Spanjës, Italisë, Francës, Rusisë, Greqisë dhe disa të tjerave.

Kreu i FBK-së, Fatmir Gashi, vlerëson se kushdo që të bëhet kryetar, ai nuk mund të veprojë jashtë rregullave. Gashi shton se pengesat për Kosovën kanë qenë dhe janë, edhe pa një president serb në krye të shtëpisë evropiane të basketbollit.