FAZ e krahason Gruevskin me Erik Mielke

FAZ e krahason Gruevskin me Erik Mielke

FAZ e krahason Gruevskin me Erik MielkeGazeta gjermane FAZ ka krahasuar Gruevskin me ish-kreun e shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, Erik Mielke.

Gazeta gjermane “Frankfurter Algemeine Zeitung” shkruan për aferën e përgjimeve në Maqedoni, duke shtruar dilemën dhe krahasimin e kryeministrit Nikolla Gruevski me kreun e shërbimit sekret gjerman në Gjermaninë Lindore, Erik Mielke.

“Nëse vërtetohen pretendimet e opozitës maqedonase, Erich Mielke mund të ishte krenar me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski dhe me shefin e shërbimeve sekrete, Sasho Mijalkov. Për shkak se, atë që ata kanë bërë në këtë vend ballkanik, i cili është kandidat për anëtarësim në BE, mund të krahasohet vetëm me arritjen e shërbimit sekret nën drejtimin e Erich Mielke”, shkruan gazeta.

Autori i tekstit Michael Martens, duke cituar liderin socialdemokrat, Zoran Zaev, thotë se përgjimi i bisedave telefonike nuk ka qenë i mundur pa bashkëpunimin me operatorët e telefonisë celulare. (INA)