Fatos Beqiraj shënon në fitoren e Dinamos

Fatos Beqiraj shënon në fitoren e Dinamos

Fatos Beqiraj shënon në fitoren e DinamosSulmuesi kosovar Fatos Beqiraj është ftuar për ndeshjen që Dinamo e Zagrebit e luan kundër Austrias në Vjenë, të martën (sot).

Takimi është i kthimit i raundit të plejofit të Ligës së Kampionëve. Dinamo ndeshjen e parë e humbi në Zagreb me rezultatin 2:0. Beqiraj të shtunën ka luajtur ndeshjen e parë të këtij edicioni dhe ka shënuar gol. Ai pret të fitojë rastin edhe në Vjenë.

Beqiraj të hënën është ftuar edhe në përfaqësuesen e Malit të Zi për ndeshjen eliminatore që e luan në udhëtim kundër Polonisë, më 6 shtator. Beqiraj 25-vjeçar për Malin e Zi ka luajtur 21 herë dhe ka shënuar tre gola.