|

Fatmir Sejdiu uroi Presidentin Obama

Presidenti Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e Ditës së Presidentit.


“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Presidentit të SHBA’ve.

Në vendin tim, në Kosovë, përkushtimi Juaj për një botë të lirë, në të cilën popujt do të jetonin të lirë dhe në paqe me njëri-tjetrin ndiqet me admirim të veçantë.

Për ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë një vend model, nga i cili jemi frymëzuar në udhën tonë të gjatë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ndërkaq, figurën e Presidentit të SHBA’ve e kemi çmuar përherë si simbolin më të lartë frymës së lirisë dhe demokracisë në botë”, thuhet në telegramin e Sejdiut.

Etiketa: , ,

Komentoni