Fatmir Sejdiu falënderon Petersenin

Fatmir Sejdiu falënderon Petersenin

Fatmir Sejdiu falënderon PeterseninIsh – presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu priti sot ish-Përfaqesuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm Soren Jessen Petersen me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Sejdiu shprehi mirënjohjen dhe falënderimin e tij për rolin e veçantë që ka pasur Petersen në zhvillimet dinamike që ka pasur Kosova në periudhen para shpalljes së pavarësisë dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm edhe në periudha të mëvonshme si mik i vërtetë dhe i sinqertë i popullit të Kosovës.