Fatmir Limaj sërish në arrest shtëpiak

Fatmir Limaj sërish në arrest shtëpiak

Fatmir Limaj sërish në arrest shtëpiakGjykata e Apelit ka marrë vendim që Fatmir Limaj të kthehet sërish në arrest shtëpiak. Limajt dhe të tjerëve në rastin ”Kleçka” i është kthyer sërish masa e arrestit shtëpiak, ka konfirmuar avokati i mbrojtës, Tomë Gashi.

“Në sistemin juridik të Kosovës ndodh edhe ky spektakël juridik i paparë deri tash. Për herë të dytë Gjykata e Apelit e kthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në arrest shtëpiak.

Ndërkaq arresti ishte ndërprerë për herë të dytë më 3 korrik nga gjyqatari Mlcolm Simond, por prokurori Salustro ishte ankuar te Gjykata e Apelit vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta kthejë Limajn përsëri në arrest shtëpiak”, ka thënë Tomë Gashi për Express.