Fatmir Cacaj: Ja pse AKR nuk e kaloi pragun zgjedhor

Fatmir Cacaj: Ja pse AKR nuk e kaloi pragun zgjedhor

Fatmir Cacaj: Ja pse AKR nuk e kaloi pragun zgjedhorCacaj kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re, në Deçan, shprehet i indinjuar lidhur me zhvillimet që së fundmi e kanë përcjellur partinë e tij.

Sipas tij, një shtytje për dështim, AKR-së, ia ka dhënë Ibrahim Makolli, ish- ministër i Diasporës.
Cacaj, thotë se nga ana e tij, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dhënë kontributë të madh në fushën e lobimit, duke mos përjashtuar as zhvillimin ekonomik.

“Kohëve të fundit po dëgjoj shumë zëra se AKR ka dështuar, kjo pasi që nuk e kaloi pragun. Nuk është faji te lideri i partisë, por është faji tek disa individë që kanë qenë afer tij, e të cilët kanë hyrë në partinë e tij, por që nuk e kanë përkrahë idenë e tij për të mirën e qytetarëve. Disa individë kanë hyrë thjeshtë për të zhvilluar e mbrojtuar interesat personale”, ka thënë Cacaj në një bisedë për Indeksonline.

Duke vlerësuar se e çmon dhe e vlerëson lartë punën e të parit të partisë , Behgjet Pacolli, thotë se këtë të fundit, e “lanë” në baltë, njerëzit që dikur ua besoj diksateret ministrore.

“Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, për mendimin tim nuk i ka dhënë as edhe një rezultat kësaj ministrie, përveç konsumimit të buxhetit dhe rehatimit të njerëzve të tij, farefisit të tij. Kjo shihet edhe nga rezultati në terren. Ka punësuar njerz jo profesional në këtë ministry, njerëz me lidhje të ndryshme familjare”, ka theksuar Cacaj.

Ai thotë se disa herë radhazi, ka ndjekur konkurset në këtë ministri, duke synuar të punësimin, duke besuar gjithmonë në përgatitjet profesionale.

“Unë si anëtar i AKR-së, edhe që vijë nga fusha edrejtësisë, më ka interesuar dhe kam konkuruar edhe përmes konkurseve që ka shpallur Ministria e Diasporës, normalisht në fushën time, pasi që jam magjistër i shkencave juridike, dhe përkundër që i kam plotësuar të gjitha kriteret nuk kam ardhur në shprehje për shkak se ky ministër ka punësuar njerëz joprofesional ku dhe ka mbizotëruar nepotizmi”, tregon Cacaj.

Sipas tij, veprimet e Makollit, kanë bërë që të zbehet besimi dhe përkrahja kundrejt AKR-së.
“Nepotizmi në Ministrinë e Diasporës, ka bërë që të zbehet besimi kundrejt Aleancës Kosova e Re, gjë e cila i ka kushtuar liderit të kësaj partie me mos kalimin e pragut, të cilin e çmoj shumë dhe gjatë kësaj kohe e ka dëshmu vetën me përkushtimin e tij, sa i përket fushave të zhvillimit ekonomik dhe fushave të lobimit”, ka shtuar ai.

  • altini

    Si ka mundesi qe ti flet per nepotizem , ndersa ju personalisht pasket synuar te punsoheni ne ministrin e diaspores njehersh duke qene kryetar i nje.dege te kesaj partie edhe militant i saj , dhe duke u thirr ne profesionalizen ndersa ju vetem shikojeni shkrimin e juaj katastrofal drejt shkrimor, ndersa B.Pacolli eshte fajtori kryesor per mos kalim pragi , qeveriste se bashku me pdk dhe ishte kritik ndaj qeveris, z ish minister nuk kam pas rastin ta takoj por me.duket.shum njeri popullor dhe subjektiv , nuk kalohet pragu me njerz.sikur ju qe thirreni se nuk me.ka punsu ish ministrat . Kfjellu pak ,.te kishe pas naj vote ti.po.ti.as vet se ke votu ket subjekt Akr.