Fatmir Besimi raportoi tek Mogerini në Bruksel

Fatmir Besimi raportoi tek Mogerini në Bruksel

Fatmir Besimi raportoi tek Mogerini në BrukselPor në këtë takim në Bruksel nuk është nënvizuar asnjë mesazh i zyrtares së lartë të BE-së, Mogerini në adresë të Qeverisë.

Zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë, Fatmir Besimi sot në Bruksel ka takuar Federika Mogerinin, përfqaësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe zëvendës kryetare e Komisionit Evropian.

Duke e uruar për funksionin e ri, Besimi i uroi realizim të suksesshëm të qëllimeve të caktuara gjatë mandatit të saj, vazhdim të bashkëpunimit të mirë e cila do të mund të kontribuonte në progresin e Maqedonisë dhe përafrimin e saj drejt Bashkimit.besimi potencoi se Qeveria punon në realizimin e reformave të përcaktuara dhe udhëzimeve të detajuara nga Raporti i fundit të Komisionit Evropian. Sa i përket Raportit, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se të njëjtin e konsideron si objektiv dhe se është shumë e rëndësishme që Republika e Maqedonisë e morri rekomandimin e gjashtë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mes të tjerash, ai e informoi Mogerinin edhe për aktivitetet e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të gjendjeve në sferat prioritare, duke përfshirë edhe kontekstin rajonal.

Besimi ka komentuar pozitivisht vizitën e lajmëruar për muajin Janar të Komesarit Han në Maqedoni dhe i drejtoi ftesë edhe Përfaqësueses të Lartë Mogerini për vizitë të saj në Maqedoni.

“Në takim u theksua se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor mbetet në fokusin e agjendës së Bashkimit dhe Komisionit Evropian, edhe pse për pesë vitet e ardhëshme nuk pritet vend i ri anëtar. Ata presin që Republika e Maqedonisë të mbajë EU agjendën në prioritet dhe gjithashtu presin progres konkret në çështjen e emrit. Në takim u kërkua përfshirja e BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së emrit si dhe për gjetjen e mënyrës për hapjen e kapitujve 23 dhe 24”, thuhet në fund të komunikatës së sekretariatit për evrointegrime, por që nuk përcillet apo citohet asnjë prononcim i zyrtares së BE-së.