Fatkeqësi në Spanjë, 77 të vdekur, 143 të plagosur

Fatkeqësi në Spanjë, 77 të vdekur, 143 të plagosur

Fatkeqësi në Spanjë, 77 të vdekur, 143 të plagosurViktima të një aksidenti hekurudhor në veriperëndim të Spanjës u bënë të paktën 77 persona, ndërkohë që 143 të tjerë u plagosën.

Bashkëpunëtorët e shërbimeve të shpëtimit gjetën nën rrënojat e trenit 73 trupa. 4 persona të tjerë ndërruan jetë në spital.

Treni i pasagjerëve doli nga shinat në afërsi të stacionit hekurudhor të qytetit Santiago de Compostela të mërkurën në mbrëmje. U përmbysën të 13-të vagonat e trenit, ndërkohë që vagoni i parafundit u shkatërrua plotësisht. Gjithsej në tren kishte 218 pasagjerë, si dhe makinistët dhe stafi i mirëmbajtjes së trenit.

Burimet zyrtare njoftojnë se treni e rriti dukshëm shpejtësinë dhe nuk arriti të hyjë në një kthesë të mprehtë.

Banorët vendas treguan se ata dëgjuan një shpërthim, por Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës e mohon mundësinë e një akti terrorist.