|

Farat e susamit, ilaçi natyror me veti çudibërëse

Farat e susamit, ilaçi natyror me veti çudibërëseNëse keni probleme me ç’rregullimin e lukthit dhe të zorrëve, zgjidhja efikase është konsumimi i farave të freskëta të susamit.

Farat e susamit kanë efekt çudibërës dhe tek qumshti i gjirit tek nëna e reja dhe rregullojnë ciklin e çrregulluar menstrual. Farat e susamit janë përdorur për qëllime mjekësore për shkak të vetive të tyre ushqyese. Këto fara janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.

Susami, gjithsesi, e meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin, kurkumin dhe ushqimet tjera shëruese. Gjendet lehtë, prandaj nuk ka arsye për të mos e përfshirë në ushqimin e përditshëm, sepse mund të parandalojë sëmundje të ndryshme, madje edhe të shpëtojë jetë.

Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin.

Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2. Farat janë veçanërisht të pasura me acide të ngopura (acidi oleinik), të cilat përbëjnë deri 50 për qind të acideve në susam. Acidi oleinik ndihmon të ulet LDL ose kolesteroli i keq dhe ritet HDL ose kolesteroli i mirë në gjak, ndihmon që të parandalohet sëmundja e arterieve koronare dhe sulmi në zemër.

Hulumtimet klinike vërtetojnë që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gurëve të dhëmbëve. Vetëm 100 g fara sigurojnë rreth 18 g proteina (32 për qind e vlerave të rekomanduara ditore). Susami, para së gjithash është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, tiamina (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe riboflavina.

Vetëm 100 g susam përmban 97 për qind të acidit folik, rreth 25 për qind të konsumimit të rekomanduar ditor. Acidi folik është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, ndërsa kjo është në veçantie rëndësishme për femrat shtatzënë sepse mund të parandalohet dëmtimi i sistemit nervor tek foshnjat.

Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave, ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut, sintezën e enzimave, hormoneve, si dhe rregullimin e aktivitetit të muskujve të zemrës dhe të skeletit. /bw/