Fansat-Madonnës: Këtu s’je në Kombet e Bashkuara

Fansat-Madonnës: Këtu s’je në Kombet e Bashkuara

Madonna i ka zhgënjyer fansat në Paris. Nuk ka të bëjë me paraqitjen e paktë të saj në skenë. Ka të bëjë me atë që ajo bëri në skenë.

“Ajo është e mirëseardhur këtu të këndojë edhe 10 minuta, por jo të flasë për politikë”, thotë një fans nga Parisi.

“Ajo foli 15 minuta për tolerancën, mbajti fjalim politik. Me sa e di Kombet e Bashkuara nuk e kanë selinë në Paris”, thotë një fans tjetër.

Madonna ka “thumbuar” me fjalë edhe figura të ndryshme në Francë.

Fansat kanë thënë se ata nuk janë aspak të dëshpëruar me pak minuta të performancës së Madonnës. Ata thanë se nuk kishin paguar bileta të dëgjonin një mbledhje të Kombeve të Bashkuara.

Madonna do të performojë në Paris sërish gjatë muajit gusht.