Fansat kërkojnë këngë të re nga Elvana Gjata

Fansat kërkojnë këngë të re nga Elvana Gjata

Këngët e saj kthehen gjithmonë në hite dhe kjo ndodh në mënyrë të rrufeshme. Dëgjohen kudo dhe të rinjtë e të rejat kërcejnë me to dhe i shijojnë në maksimum.

Elvana Gjata ka treguar në këto vite se jo vetëm është një këngëtare e mirë, por që ka gjetur edhe kompozitorin më të mirë të mundshëm për të, Flori Mumajesin. Por ndërkohë fansat duket se janë mërzitur, shkruan BalkanWebi.

Prej kohësh po presin një këngë prej saj dhe ajo s’po mbërrin, paçka theksimit nga ana e këngëtares se një këngë do të mbërrijë shumë shpejt.

Në faqet e internetit dhe forumet e shumta, fansat e vlerësojnë Elvanën si një këngëtare të veçantë me pamje seksi dhe joshëse.

E ndërsa të gjithë qëndrojnë në pritje, simpatizantët e saj janë të bindur se Elvana nuk shfaqet shumë shpesh, ama kur e bën këtë, këngët janë unike.