Familja Geci, padi ndaj Shtabit të UÇK-së?

Familja Geci, padi ndaj Shtabit të UÇK-së?

Familja Geci, padi ndaj Shtabit të UÇK-së?Familja Geci nga Llausha e Skenderajt, paralajmëron se së shpejti do të ngrenë padi kundër ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Këtë padi ata kanë deklaruar se do të dorëzojnë në Gjykatën Speciale të Republikës së Kosovës, për krijimin e së cilës javë më parë votoi edhe Kuvendi i Kosovës. Padinë e tyre ata kanë thënë në do ta ngrenë duke u bazuar në komunikatën numër 59 të ish-Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ato që shkruan në këtë komunikatë ata i konsiderojnë të rrejshme, pasojat e së cilës thonë se i kanë ndjerë për 16 vjet me radhë. “Padinë do ta bëjmë nëse Shtabi i Përgjithshëm nuk kërkon falje publike vëllait tonë dhe familjes sonë.

Për këtë komunikatë vëllai ynë ka biseduar dhe i ka lënë përgjysmë bisedat në takimin që e ka pasur kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, gjegjësisht me ish-drejtorin e Drejtorisë Politike të Shtabit të UÇK-së dhe me shefin e SHIK-ut dhe nënkryetarin e PDK-së Kadri Veselin”, thotë familja Geci.

Ata deklarojnë se nëse kjo komunikatë nuk tërhiqet deri në formësimin e Gjykatës Speciale, atëherë ballafaqimi në këtë Gjykatë do të jetë i pashmangshëm.

Kjo komunikatë ka të bëjë rastin e vrasjes/vdekjes së Abedin Rexhës, i njohur si Komandant Sandokani. Në komunikatën e UÇK-së, përgjegjës për këtë vrasje ishte cilësuar Gani Geci. /Tribuna/