biznese

Falen gjobat e bizneseve, nga 1 marsi deri në 31 gusht

bizneseQeveria do të falë të gjitha gjobat e vëna nga tatimet ndaj biznesit në periudhën 1 Mars deri në 31 Gusht të vitit 2013.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka hartuar një projekt, që parashikon faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, që i janë vendosur biznesit gjatë kësaj periudhe.

Projekti ka përfunduar dhe është firmosur nga ministri Arben Ahmetaj. Ndërkohë kanë nisur diskutimet Ministrinë e Financave dhe brenda pak ditëve drafti do të kalojë në për miratim në Këshillin e Ministrave. Përjashtohet nga falja masa e tatimit e vendosur nëpërmjet kontrolleve ose verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera në këtë periudhë.

Në Nenin 5 “Përjashtimet nga falja” të këtij projektligji thuhet se “Përjashtohet nga falja e çdo dënimi administrativ (gjobë) të përcaktuar sipas Nenit 3 të këtij Ligji, masa e tatimit e vendosur nëpërmjet kontrolleve ose verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera nga data 1 mars 2013 deri më datë 1 Gusht 2013.

Përjashtohen nga falja e parashikuar në nenin 3 të këtij Ligji, dënimet administrative në formën e gjobave, të llogaritura dhe regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për shkak të shkeljeve të dispozitave të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për Proceduart Tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.