Falcao fsheh moshën

Falcao fsheh moshën

Falcao fsheh moshënFalcao kthehet në çështje pas transferimit të tij në Francë ku duhet të përballet me akuzat për falsifikimin e moshës. Sipas televizionit, “Cannel Newa One”, sulmuesi i Monacos është dy vite më i madh se sa ajo që shkruhet në pasaportën e tij. Sipas të dhënave, në shkurt, bomberi kolumbian mbushi 29 dhe jo 27 vjeç.

Hipoteza bazohet në informacionet e marra nga kolegji San Pedro Claver ku në regjistrin e shkollës, ditëlindja e sulmuesit është 2 Shkurt i vitit 1984.

Këtë e konfirmon edhe drejtori i kolegjit, sipas të cilit, për të plotësuar skedën duhet të paraqesësh të dhënat e gjendjes civile. Nëse kjo rezulton e vërtetë, Falcao do të humbasë një rekord interesant pasi në moshën 13 vjeç e 112 ditë ai debutoi në divizionin e dytë me skuadrën Lanceros Boyaca, duke u bërë lojtari më i ri debutues në kategorintë profesioniste të Kolumbisë.