Fakte për trafikun e drogës me avion nga koha e Arben Imamit

Fakte për trafikun e drogës me avion nga koha e Arben Imamit

Fakte për trafikun e drogës me avion nga koha e Arben ImamitKomisioni Hetimor për Trafikun e Lëndëve Narkotike do të paraqesë të dhëna ku konstatohet lejimi i “avionëve të drogës” që prej periudhës së qeverisjes nga kryeministri Berisha.

Burimet kanë bërë të ditur se të dhënat e paraqitur nga Shërbimi Informativ Ushtarak, SHIU si dhe të dhënat e zyrës mbikëqyrëse të aviacionit civil do të jenë pikat e mbështetjes së komisionit, për të dalë më pas dhe me një rezultat konkret.

Qëndrimi
Faktin se trafiku i lëndëve narkotike me avionë ka ekzistuar që në kohën kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami e ka deklaruar dje dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë burimet kanë bërë të ditur se dhe raportet e SHIU-t kanë nisur që në vitin 2012. Madje shtohet se në shumë zona janë përdorur repartet e monitorimit të detit për të pasur zona të lira të veprimit për narkotrafikantët. Ndërkohë që mësohet se janë gjetur fakte dhe nga komunikimi mes SHIU-t, Ministrisë dhe SHISH. Për këtë mësohet se është marrë dëshmia e një ushtaraku, i cili ka rrëfyer se ka parë avionë të ulet në Gjadër në tetor të vitit 2012.

Ndërsa më pas këtë ushtarak e kanë lëvizur nga reparti i tij. Por se dhe dëshmia është cilësuar e dyshimtë. Për këtë pikë deputetët e komisionit hetimor do të paisjen me dokumentet përkatëse të sigurisë, për të pasur më pas të drejtën e marrjes së të dhënave në SHISH. Por jo vetëm dokumentet shkresore, por dhe përgjimet që janë bërë në terren, si dhe zonat që janë evidentuara nga ekspertët si më të rrezikshme do të vendosen në raportin përfundimtar, i cili do t’i paraqitet prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Masat
Dokumentet e konstatuara prej institucionet si ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes kanë detyruar marrjen e masave për izolimin e aerodromeve të vogla të cilat nuk mund të ruheshin prej ushtrisë. Për këtë si në Gjadër, ashtu edhe në Lumas, janë vendosur pjesë betoni gjë që e bën të pamundur uljen e avionëve të vegjël. Ndërkohë që dhe koordinimi i të dhënave në aviacionin civil nga viti 2012-2014 mësohet se janë një pikë e fortë e raportit të PS. Kjo sidomos duke parë kërkesat që janë paraqitjen për uljen e panevojshme e këtyre avionëve turistik.

Komisioni
Anëtarët e Komisionit Hetimor për akuzat e opozitës për implikimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve Narkotike ka nisur të funksionojë që prej datës 9 maj të këtij viti. Kryetare është Ermonela Felaj. Ndërsa deputeti i PD Oerd Bylykbashi është në rolin e nënkryetarit. Por opozita ka bojkotuar komisionin duke kërkuar një tjetër hetim. Nga PS anëtarë të tjerë janë Arben Çuko, Anduel Xhindi, Pirro Lutaj, ndërsa nga LSI është Silvana Caka. Në komision prej PD u paraqitën Gent Strazimiri, Alban Zeneli dhe Voltana Ademi, por që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e komisionit.