FAK  në qendër të debatit të KS për Kosovën

FAK në qendër të debatit të KS për Kosovën

FAK  në qendër të debatit të KS për KosovënPresidentja Jahjaga theksoi në Këshillin e Sigurimit arritjet e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe planet për transformimin e FSK-së në FAK. Presidenti serb Nikoliç kërkoi përmirësimin e situatës së komuniteteve pakicë.

UN New York Headquarters Zentrale Fahnen Flaggen
Në seancën e Këshillit të Sigurimit (KS), ku u paraqit raporti i rregullt tremujor për zhvillimet në Kosovë në periudhën nga 21 janari deri më 15 prill 2014, presidentja e Kosovës Afitete Jahjaga theksoi se në tre muajt e fundit Kosova ka shënuar arritje në konsolidimin e shtetësisë, në forcimin e sundimit të ligjit në çdo pjesë të territorit dhe në kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në fjalën e saj martën në mbrëmje (27.05.2014) Jahjaga tha se Kosova në këtë periudhë tremujore ka arritur rezultate të dukshme, të cilat e afrojnë atë drejt qëllimit kryesor, që është një shtet multietnik dhe multikulturor të qytetarëve të barabartë, që jetojnë në paqe dhe prosperitet dhe pa dallime nacionaliteti, gjinie, apo besimi e etnie, tha ajo.

“Ne jemi të angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun, që ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, tha Jahjaga duke vlerësuar se marrëveshja e Brukselit ka ndikuar në forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe të Serbisë, që bazohet në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Jahjaga theksoi se “megjithë divergjencat për Kosovën, rëndësi ka që të pranohet realiteti i pavarësisë së Kosovës, që është i pakthyeshëm”. Presidentja e Kosovës u bëri sërish thirrje të gjitha shteteve të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe të forcojnë perspektivën e integrimeve evropiane, që – sipas saj – mbetet kyçi për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë.

Atifete Jahjaga Präsidentin Kosovo Archiv 2011 in Prishtina
Jahjaga tha se propozimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është rezultat i një analize të plotë të sektorit të sigurisë dhe se FAK është konceptuar si një forcë mbrojtëse e armatosur lehtë, e cila do të përballojë me sukses sfidat e sigurisë së Kosovës në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, si dhe do të kontribuojë në sigurinë kolektive të rajonit: “Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është një proces dhjetëvjeçar gjithëpërfshirës, që kërkon jo vetëm mbështetjen e të gjithë komuniteteve etnike, por edhe pjesëmarrjen e tyre aktive”, tha Jahjaga duke shtuar se institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje anëtarëve të të gjitha komuniteteve etnike, që të bëhen pjesë e tyre.

Nikoliç ankohet për gjendjen e serbëve
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç shprehu pakënaqësinë ndaj formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Shpalljen e formimit të FAK Nikoliç e quajti si “vringëllim i armëve” nga ana e Prishtinës. Ai tha se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë krijuar në bazë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime ndaj serbëve. Nikoliç tha gjithashtu se Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka kryer një nga detyrat kryesore, që del nga përmbajtja e rezolutës 1244, “sigurimin e kthimit të lirë dhe të papenguar në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe Metohi të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur.”

Presidenti i Serbisë theksoi më tej, se “trajtimi i tanishëm i komuniteteve pakicë nuk mundëson jetën normale të tyre dhe përbën diskriminim për të shijuar e gëzuar çdo të drejtë të rregulluar me ligjin në fuqi në Kosovë”. Vemë re se institucionet e Prishtinës dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë bërë pothuajse asgjë për t’i mbrojtur serbët dhe jo shqiptarët e tjerë në Kosovë, sidomos personat e zhvendosur brenda vendit.” Nikoliç kritikoi edhe arrestimin e kandidatit për kryetar bashkie të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç: “Beogradi pret që të zgjidhet një problem, për të cilin paralajmëron prej kohësh, paditë sekrete”, tha ai.

UN Vollversammlung Serbiens Präsident Tomislav Nikolic

Përfaqësuesi special i UNMIK-ut në Kosovë, Ferid Zarif, në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve, sidomos serbëve të Kosovës, që të dalin në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Zarif tha se shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë dhe krijimit të qeverisë së re dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë pa vonesë. Gjithashtu Zarif tha, se është për t’u dënuar rasti i pjesëmarrjes së disa shqiptarëve në konflikte të huaja dhe shtoi se është shqetësues fakti i një sulmi vetëvrasës të një 22 vjeçari.