FAK me standardet e NATO-s

FAK me standardet e NATO-s

FAK me standardet e NATO-sKomisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka konstatuar se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është në përputhje me standardet e NATO-s, dhe se është kërkuar qe pala kosovare mos të negocioj me Serbinë në Bruksel procesin e krijimit të kësaj Force.

Në fakt komisioni i lartpërmendur ka diskutuar edhe për procesin e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë dhe rekomandimet e dala nga ky proces.

Anëtari i këtij komisioni Anton Çuni nga LDK-ja, tha se përderisa në Bruksel nuk diskutohet për ushtrinë e Serbisë atëherë nuk duhet të diskutohet as për Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Në analizën e procesit të Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë, FAK-u, është multietnike dhe në përputhshmëri me standardet e NATO-s:, ka thënë Çuni.

Kurse, anëtari tjetër i komisionit Fatmir Xhelili, nga PDK,ka thënë se Qeveria është duke punuar për integrimin e qytetarëve të komunitetit serbë në jetën institucionale të vendit, dhe se siç tha ai “vendimi për krijimin e FAK nuk ka rrjedhur nga bisedimet me Serbinë”.

Por Rexhep Selimi, anëtarë i komisionit nga VV-ja, ka theksuar se ekzekutivi duhet t’i përmbahet dokumentit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë, dhe se sipas tij, nuk është e nevojshme dhe nuk duhet të diskutohet me Serbinë për zhvillime të brendshme të vendit.

Në anën tjetër, anëtari serb i këtij komisioni Goran Marinkoviq, duke komentuar dokumentin i cili parasheh krijimin e FAK-ut, tha se kjo çështje duhet të bisedohet edhe me Serbinë dhe të gjithë faktorët tjerë ndërkombëtarë, sepse siç tha ai “duhet të japim kontributin e plotë e sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe mendoj se me një punë të përbashkët mund të arrijmë qëllimet e caktuara.