Faik Canolli nga Prishtina nuk ka fjetur që 33 vjet

Faik Canolli nga Prishtina nuk ka fjetur që 33 vjet

Faik Canolli nga Prishtina nuk ka fjetur që 33 vjet Që nga viti 1981 nuk ka fjetur. Këtë datë ai e mban mend shumë mirë pasiqë ishte viti i fundit kur ka fjetur. Faik Canolli nga Prishtina nuk ka vënë gjumë në sy tash e 33 vjet.

Herën e fundit kur Faiku ka vënë një sy gjumë, ka qenë viti 1981. “Shanca me fjetë nuk kam”, thotë ai për Klan Kosovën.

E ky është një rast që po habitë edhe psikologët. Kjo i ka ndodhur Canollit, që në momentin kur kishte pasur një ndërhyrje në këmbë.

Ai ka rrëfyer ngjarjen për Klan Kosovën.

“Që prej atëherë, axha Faik ka mbetur pa gjumë në sy”, ka thënë ai, duke sqaruar se kjo i shkakton një nervozë të jashtëzakonshme.

“Nganjëherë më duket sikur jam flejtë por kjo vetëm më duket. Shko ku të duash, e kam hjekë marakun edhe në Gjermani prej që meta pagjumësi”.

“Me harru po harroj, e shoh që besa edhe pamja e syve më ka lëshu”, ka thënë ai.