Fadil Ismajli: Në 2015, Kosova me kod +383

Fadil Ismajli: Në 2015, Kosova me kod +383

Fadil Ismajli: Në 2015, Kosova me kod +383Ismajli ka thënë se procesi teknik ka përfunduar, dhe se për këtë çështje ka pasur takime me zyrtarët të lartë të Monakos.

“Është marrë zotimi nga ana e Komisionit Evropian që është si urë lidhëse për marrjen e atij kodi. Ne jemi përgatitur në aspektin teknik, normalisht aty ka shumë punë si teknike ashtu edhe rregullative”.
“Unë kam qenë edhe në Monako, në mënyrë që të bëhet transaksioni nga+377 në prefiksin e ri”, ka thënë Ismajli, shkruan Kosova Sot.

Sipas të dhënave të publikuara në Autoritetin Rregullativ të Komunikimit Elektronikë dhe Postarë (ARKEP), shfrytëzimi i tre kodeve të huaja shtetërore për telefoni (+381; +377; +386), ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktoj probleme në shumë aspekte, që nga zvogëlimi i atraktivitetit për investime në sektorin e telekomunikacionit, humbje financiare dhe vështirësitë e mëdha për të menaxhuar sistemin e enumeracionit nga ana e rregullatorit dhe operatorëve që ofrojnë shërbime telekomunikuese në Kosovë.