Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search”

Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search”

Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search”Gjatë ditëve të fundit pati shumë spekulime lidhur me çfarë do të prezantonte Facebook-u në eventin e ditës së martë. Disa gazetarë raportuan se bëhej fjalë për një motor kërkimi Graph Search 2dhe fjala e tyre u vërtetua kur vetë Mark Zuckerberg-u lançoi Facebook Graph Search.

Por, ndryshe nga motorët e tjerë të kërkimit me të cilët jemi mësuar, ai i Facebook-ut është disi ndryshe.

Ajo që nënvizoi Zuckerberg ishte fakti se “Graph Search nuk është e njëjtë me kërkimin në ueb.” Ai tregoi për publikun se si mund të përdoret kërkimi për të gjetur materiale dhe informacione brenda Facebook-ut.

Por, jo gjithmonë gjithçka që shkruani brenda fushës së Graph Search do të jetë në Facebook. Në rast se nuk gjendet asnjë rezultat mbi kërkimin tuaj, atëherë do të shfaqen rezultate nga Bing.

Graph Search fokusohet tek gjetja e katër lloj gjërave: njerëz, foto, vende dhe interesa. Për Graph Search 3shembull, mund të gjeni seriale televizive që ndiqen nga doktorët, apo foto të qenërve që mbahen nga vajza që jetojnë në San Françisko.

Pra, pak a shumë keni mundësi të gjeni sipas preferencave tuaja gjithçka që mund të ndodhet brenda Facebook-ut.

Motori i kërkimit funksionon edhe si një uebfaqe për të gjetur partnerë.

Për shembull, nëse kërkoni me fjalët “Single Women who live within 25 miles of me with Blonde hair and Average body types and who Like Cats” do të merrni një përgjigjje konkrete.Graph Search 4

Faktikisht, kjo e fundit është pak e frikshme, pasi në mënyrë të tërthortë vë në pikëpyetje privatësinë e njerëzve dhe hap shtigje të reja për ata që kërkojnë të na bezdisnin apo ndonjëherë edhe të na ndjekin në jetën reale.

Prandaj është thelbësore që të bëjmë kujdes me të dhënat që ndajmë në Facebook dhe personave me të cilët i ndajmë këto informacione, pasi Graph Search shfaq vetëm rezultate nga persona të cilët i kanë ndarë këto materiale me ne.

Për momentin shërbimi është i kufizuar për përdorim vetëm nga një numër i caktuar njerëzish, megjithatë mund të qëndroni në listën e pritjes (https://www.facebook.com/about/graphsearch) dhe Facebook do t’ju njoftojë sapo të merrni aksesin për përdorimin e tij.Graph Search 1

Më poshtë ju japim një ide më të qartë se si funksionon Graph Search duke listuar shembujt që përdori vetë Zuckerberg gjatë prezantimit. (PCWorld Albanian)