Facebook mbush 10 vjec

Facebook mbush 10 vjec

Facebook mbush 10 vjecZakonisht Mark Zuckerberg nuk i ve re pervjetoret emocionale. Kete vit, ai ballafaqohet me tre te tille. Me 4 shkurt, Facebook, kompania te cilin ai e bashke-themeloi ne kampusin e Universitetit te Harvardit, mbush plot 10 vjec.

Vete gjeniu mbush 30 vjec ne muajin maj. Gjithashtu mbushet plot nje dekade qe nga takimi i tij i pare me Priscilla Chan, tashme gruaja e tij, te cilen ai e takoi per here te pare duke mbajtur radhen per te shkuar ne tualet gjate mbremjes se kollegjit te organizuar nga Universiteti i Harvardit.

Keshtu, vjeshten e kaluar, Zuckerberg filloi te shtypte ne kompjuter shume faqe me mendimet e tij qe i vinin ne mendje.

Ai i formuloi mendimet e tij ne 3-5 dhe 10 vite plane. Zuckerberg gjithashtu i vuri vetes nje qellim per 2014. Ai ishte i dhene pas sfidave vjetore dhe keshtu ne vitet e meparshme, ai premtoi se do te mesonte gjuhen Mandarin (2010), te konsumonte vetem mishin e kafsheve qe ai vete do te vriste (2011) dhe te bente nje kontakt te ri cdo dite (2013.) Kete vit, ai ka qellim te shkruaje te pakten nje leter falenderimi cdo dite dhe ta dergoje ate nepermjet email ose me poste.

“Eshte e rendesishme per mua sepse une jam vertet nje person kritik,” tha ai ne kampusin e madh ne Menlo Park te Kalifornise. “Une gjithnje shoh se si i dua gjerat te jene me mire dhe pergjithesisht, nuk jam i kenaqur se si jane gjerat apo me nivelin e sherbimit qe ne i ofrojme njerezve apo me cilesine e grupit qe kemi ngritur. Por nese nje gje te tille e shikon objektivisht, ne po ja dalim shume mire me shume prej tyre. Mendoj se eshte e rendesishme te jesh mirenjohes per kete.”

Ai ende duket djaloshar dhe i veshur me te njejten uniforme te zakonshme: xhup me kapuc, T-shirt gri dhe pantallona xhins. Por ama jo me pantofla dushi te firmes Adidas por me atlete te zeza Nike.

Zuckerberg, drejtuesi i Facebook dhe oficeri drejtues ekzekutiv i tij, ka shume arsye per te qene mirenjohes. Rrjeti i tij social eshte perdorur nga 1.23 miliarde njerez neper bote. Kompania ka nje vlere prej 135 miliarde dollare dhe ndoshta do te hyje ne histori si me e shpejta duke kapur vleren prej 150 miliarde dollaresh.

Rezultatet e saj me te fundit financiare kane cuditur Wall Street, pjeserisht me suksesin ne kthesen e saj kundrejt telefonise celulare. Ne raportin e saj te fitimeve per tremujorin e katert, te proceduar me 29 janar, Facebook ka zbuluar se per here te pare, shitjet nga reklamat ne telefonat celulare dhe tabletet kane tejkaluar te ardhurat ne krahasim me PC-te tradicionale. Kthesa drejt telefonave celulare “nuk ishte aq e shpejte sa duhej te ishte,” tha Zuckerberg por “nje nga gjerat qe karakterizon kompanine tone eshte se ne kemi vullnet te forte.”

Sfida e Facebook eshte te vazhdoje te zhvillohet.

Me afersisht gjysmen e popullesise se botes te lidhur me internet qe e perdorin kete sherbim, kompania po perballet me ligjin e padiskutueshem te numrit te madh te perdoruesve dhe keshtu nuk mund te vazhdoje te shtoje perdorues te tjere me te njejtin ritem te cmendur si me pare. Ne te njejten kohe, Facebook duhet te mbroje biznesin e tij shumefitimprures nga shume tendenca kercenuese. Perdoruesit e internetit, sidomos ato ne moshe te re, vdesin per te provuar lloje te ndryshme eksperiencash online dhe menyra te reja te lidhjes me njeri-tjetrin. Shume bejne nje jete online qe fillon dhe mbaron pa Facebook-un.

Rivale si Twitter dhe Snapchat, me perqafimin e tyre te pseudonimeve dhe menyrave te ndryshme te shperndarjes se informacionit apo fotove publikisht apo privatisht, jane zhvilluar jashte ekosistemit dikur te pandalshem te Facebook. Zhvilluesit me te mencur te produkteve te Silicon Valley, te cilet dikur benin lojra dhe zbavitje te tjera qe e benin Facebook te jetonte, jane duke aplikuar talentin e tyre per te krijuar aplikime qe konkurojne me te. “Individualisht, asnje nuk ka arritur taman ta zevendesoje Facebook,” thote Keith Rabois, nje nga partneret e firmes se kapitalit fillestar te Silicon Valley, Khosla Ventures. “Por, ndersa shume e shume njerez zgjedhin nje platforme tjeter si fokusin e tyre kryesor, kjo behet nje problem. Ata mund te humbin nje segment cdo here qe nje gje e tille ndodh.”

Zuckerberg thote se kompanite shpesh humbin drejtimin gjate ndryshimeve te medha. Kompania e tij nuk e ka pasur nje fat te tille, thote ai, keshtu “ne jemi vertet ne nje pike kur ne mund te bejme nje hap mbrapa dhe te mendojme per gjene tjeter te madh qe ne duam te bejme.”

Ne fillim te 2012, Zuckerberg thirri nje mbledhje te nivelit te larte dhe deklaroi se kompania do te “ishte celulare fillimisht.” Me pas ai e perforcoi nje fokus te tille duke i dhene fund pa ceremoni cdo takimi ku punonjesit e fillonin prezantimet e tyre duke folur rreth kompjuterave se sa per smartphones.

Dhe plani i tij tre-vjecar qendron gjithnje rreth forcimit te pranise se Facebook ne sistemin cellular. “Markut ju desh te mesonte se si te drejtonte nje kompani celulare fillimisht ne dy vitet e fundit, qe do te thonte te mendonte ndryshe lidhur me menyren e drejtimit te grupit, me menyren e krijimit te produkteve dhe per cilat veti inxhinerike ne kishim nevoje,” thote Sheryl Sandberg, oficerja drejtuese e sherbimeve operatore ne Facebook, “Ai e beri kete kalim kaq shpejt.”