Facebook ka në plan të shërbejë edhe si publikues lojërash

Facebook ka në plan të shërbejë edhe si publikues lojërash

Facebook ka në plan të shërbejë edhe si publikues lojërashSipas një raportimi, Facebook ka në plan të përfshihet si publikues në biznesin e lojërave. Aktualisht ky rrjeti social është duke punuar me disa zhvillues të lojërave për pajisjet mobile të cilët do të donin të shihnin titujt e lojërave që kanë krijuar nën logon e Facebook.

Lojërat e pajisjeve mobile do të gjenerojnë të ardhura përmes platformës së reklamimit të Facebook, dhe rrjeti social më i madh në botë do të ndajë një pjesë të këtyre të ardhurave me prodhuesit e lojërave.

Në botën e lojërave zhvilluesit dhe publikuesit janë dy entitete komplet të ndryshëm. Zhvilluesit janë ata që krijojnë lojën ndërsa publikuesit kanë për detyrë t’a promovojnë atë dhe të ndihmojnë në rritjen e nivelit të shitjeve. Ndër publikuesit më të famshëm aktualisht janë Electronic Arts dhe Activision.

Sipas burimeve të TechCrunch Facebook është duke punuar me zhvilluesit e lojërave të vegjël dhe të pavarur duke qenë se për ta do të jetë shumë më e vështirë të përfitojnë nga krijimi i tyre pasi vëmendja kryesisht kalon tek kompanitë me emër. Sigurisht për të realizuar këtë të mirë ndaj zhvilluesve të lojrave Facebook do të përcaktojë dis kushte për marrëveshjen. (PCWorld Albanian)