Facebook e blen WhatsApp për 17 miliardë dollarë

Facebook e blen WhatsApp për 16 miliardë dollarë

Facebook e blen WhatsApp për 17 miliardë dollarëRrjeti social Facebook e ka blerë shërbimin i cili identifikohej si “vrasësi” i Facebook, për një shumë marramendëse e cila arrin në 16 miliardë dollarë. Kjo është shumë më shumë sesa Facebook ofroi për SnapChat, apo 16 herë më shumë sesa kompania pati paguar për Instagram.

Shërbimi i mesazheve është jashtëzakonisht i famshëm jashtë SHBA-ve, dhe deri më tani ka arritur në 450 milionë përdorues. Brenda katër viteve të ardhshme, punëtorët e WhatsApp’s do të marrin 3 miliardë dollarë në vlerë të aksioneve.

Ngjashëm sikurse me rastin e Instagram, Facebook ka thënë se WhatsApp do të funksionojë ndaras nga rrjeti social, dhe shërbimi i saj i ngjashëm, Facebook Messenger, mirëpo themeluesi i saj, Mark Zuckerberg ka thënë se kjo marrëveshje do ta “përshpejtojë lidhjen mes njerëzve, dhe përdorimin e mundësive që sjell komunikimi mes tyre”.

Më tej, Zuckerberg ka thënë “WhatsApp është afër që t’i lidh rreth 1 miliardë njerëz. Dhe shërbimet që mund ta bëjnë këtë gjë, janë jashtëzakonisht të vlefshme”.

Nga 450 milionë përdorues sa e përdorin aplikacionin e WhatsApp, rreth 70 për qind e tyre e përdorin atë në baza ditore, thuhet në kumtesën e publikuar nga Facebook.