Evertoni mund ta kthejë Behramin në Premier League

Evertoni mund ta kthejë Behramin në Premier League

Evertoni mund ta kthejë Behramin në Premier LeagueMesfushori kosovar Valon Behrami ka gjasa që edicionin e ardhshëm të luajë sërish në Premier League.

Mediumet angleze të enjten kanë njoftuar se skuadra e Evertonit ka shprehur interesim për mesfushorin e Napolit.

Mësohet se Evertoni e sheh Behramin, 28-vjeçar, si përforcim ideal për edicionin e ri dhe për shërbimet e tij është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro, transmeton Koha.net.

Behrami ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017, ndërsa në Premier League ka luajtur për dy edicione e gjysmë (2008-2011) te skuadra e West Ham Unitedit. Pos Evertonit, interesim për mesfushorin e Përfaqësueses së Zvicrës ka treguar edhe Interi.