Evangelos Venizelos

Evangelos Venizelos: Pakti detar me Shqipërinë, prioritet

Evangelos VenizelosZëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos duke iu rikthyer marreveshjes detare mes dy vendeve ka theksuar se ratifikimi i saj do të jetë një nga prioritetet e ngushtshme të diplomacisë greke.

“Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë”, tha ai.

Deklarata eshte bere para komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes të parlamentit grek.

Ai ka folur edhe per marrëdhëniet me Kosovën, për të cilat ka thënë se ato do të shqyrtohen në dritën e zhvillimeve të reja të dialogut Prishtinë Beograd.

Sipas tij jane gati të presin në Athinë hapjen e zyrës tregtare të Kosovës. “Shkupi duhet ta shoh Athinën si partnere dhe si derë hyrëse drejt integrimeve evroatlanike”, tha ai.