Evangelos Venizelos: Emri nuk frenon integrimin e Maqedonisë

Evangelos Venizelos: Emri nuk frenon integrimin e Maqedonisë

Evangelos Venizelos: Emri nuk frenon integrimin e MaqedonisëProblemi me emrin nuk është bilateral, por ndërkombëtar. Ky ka qenë reagimi i shefit të diplomacisë greke Evangelos Venizelos në vërejtjen që eurodeputetët e dhanë në sesionin plenar në Strasburg se eurointegrimi i Maqedonisë është i penguar nga problem bilateral mes Shkupit e Athinës në relacion me emrin. 

“Dialogu, negociatat, shërbimet e ndërmjetësit Nimic janë të bazuara mbi dy Rezoluta të OKB-së po dhe parimet fondamentale rreth kontributeve evropiane, të të drejtës evropiane, të parimeve në respektimin e Rezolutës së OKB-së”, ka thënë Venizelos. Sipas ministrit grek, kontesti i emrit, madje nuk është ajo që frenon integrimin e Maqedonisë.

“Problemi është në realizimin e respektimit të kritereve të përgjithshme që duhet t’i respektojnë shtetet kandidate dhe ajo që vlen për gjitha ato shtete kandidate, vlen edhe për IRJM”, pohon Venizelos. “Është edhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare, stabiliteti rajonal, irredentizmi- të cilën e tregon ose e fesh emrin e vet si dhe raportet ndërfqinjësore”, pohon Venizelos.