Evakuohen

Evakuohen 79 të dënuar nga burgu i Rrogozhinës

EvakuohenEvakuohen të dënuarit në burgun e Rrogozhinës pas zjarrit të rënë mbrëmjen e së premtes ku u pershi nga flaket i gjithë seksioni i paraburgimit.

Katër mjete të blinduara të Reneas nisen procedurat për zhvendosjen e të burgosurve. 79 prej tye të paraburgosur apo të dënuar janë dërguar në burgun e Peqinit.

Familjarët kane mberritur të parët pas ngjarjes per te pyetur mbi shendetin e tyre, por informacionet munguan.
Flakët janë ndezur fillimisht në godinen nr 3 në ambjente te paraburgimit rreth ores 20.30 minuta te dites se premte.

Zjarri i rene ne burgun e Rrogozhines eshte shuar teresisht rreth ores 22. Burime të brendshme nga burgu thonë se zjarri eshte vene nga te paraburgosurit, te cilet fillimisht kane djegur dysheket, dhe flaket jane perhapur edhe ne dy dhomat e tjera.

Për të vënë nën kontroll situatën në burg u kanë ardhur në ndihmë forcat e policisë nga Kavaja dhe Tiranë.
Tymi i zjarrit ka asfiksuar 20 prej të paraburgosurve që ndodheshin ne tre qelite .11 prej tyre kane marre mjekim ne spitalin e Rrogozhines dhe 9 ne Kavaje.

Njëri prej të dënuarve, Arjan Habibi që ndodhet në Tiranë, paraqet një gjendje më të rënduar asfiksie.
Burgu i Rrogozhinës kategorizohet si burg i sigurisë së zakonshme, me një seksion paraburgimi, dhe ka një kapacitet akomodues për 340 persona, ndërsa momentalisht aty ndodhen 560 persona . Nuk dihet nese venia e zjarrit nga te paraburgosurit ka qene per shkak te kushteve te mbipopullimit ne dhomat e tyre, ose ka ndodhur nga pakujdesia.

Zjarr në burgun e Rrogozhinës. Policia: Shpërtheu një bombël gazi
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ambientet e burgut te Rrogozhinës mbrëmjen e së premtes. Menjëherë janë nisur drejt vendngjarjes zjarrfikse nga Kavaja dhe Lushnja. Sipas Policisë së Burgjeve flakët janë përhapur fillimisht në dhomën e takimeve.

Ende nuk eshte e qarte nese zjarri ka nisur per shkak te pakujdesise me nje bombul gazi apo per shkak te venies se qellimshme te flakeve nga te burgosurit. Nga të dhënat paraprake mesohet se rreth 20 të burgosur janë asfiksuar nga tymi i zjarrit dhe janë transportuar për kujdes shëndetësor në spitalin e Kavajës, Rrogozhinës dhe Durrësit, dhe jane jashte rrezikut per jeten. Vetem nje nga te burgosurit, Marios Habili i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, u transportua ne spitalin e Tiranës.

Por pas venies ne kontroll te flakeve ne godinen nr. 2 te ketij burgu, situata e zjarrit eshte kthyer serish. Por kete here ne nje tjeter vater ne godinen nr. 3.

Forcat zjarrfikëse jane rikthyer serish ne vendgjarje, per te mundesuar kthimin e gjendjes normale ne burgun e Rrogozhines. Nderkohe qe policia ka rrethuar dhe ka siguar te gjithe burgun dhe ambientet e tij, duke survijuar te denuarit nnen masa te rrepta sigurie.