|

Eva Mendes i ka sulmuar kritikët fetarë

Eva Mendes i ka sulmuar kritikët fetarë Eva Mendes i ka sulmuar kritikët fetarë të fushatës së saj të reklamimit të veshjeve të brendshme intime për firmën ‘Calvin’, duke insistuar se posteri i saj gjysmë-lakuriq “është i shijshëm dhe i bukur”.


Reklama e fundit në stenda – afishimi i aktores seksi për firmën në fjalë, ka ngritur mjaft shumë temperaturën, posaçërisht një poster në Nju-Jork, e cila e tregon atë gjysmë të zhveshur, duke u zvarritur nëpër tërë një bllok banesash të qytetit.

Kritikët kanë protestuar dhe ky poster ishte hequr, por Mendes insiston se ata e kanë gabim.

Është një grup fetar i cili ka probleme me këtë foto. Kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend. Ne mund të ngremë zërin dhe besimin tonë në atë mënyrë.

Por, ata e kanë gabim. Nuk mendoj se jam duke e traumatizuar ndonjë fëmijë. Mendoj se ajo është një reklamë mjaft e shijshme dhe e bukur”, ka thënë ajo.

Etiketa: , ,

Komentoni