|

Eurozona me rreth16 milionë të papunë

Zyra evropiane e statistikave ”Eurostat” ka publikuar të dhëna sipas të cilave, përqindja e papunësisë në Eurozonë ka qenë e qëndrueshme gjatë muajit qershor me 10 për qind të popullsisë aktive.

Ky është muaji i katërt radhazi, që papunësia është në nivelin e 10 për qind, më i larti që prej krijimit të zonës euro në vitin 1999.

Teksa në zonën euro rreth 15,771 milionë persona janë të papunë, në 27 vendet e Bashkimit Evropian, numri i të papunëve ka arritur në 23,062 milionë persona.

Vendet me papunësinë më të madhe janë Spanja dhe Letonia me rreth 20 për qind të popullsisë së aftë për punë.

Lajme të ngjajshme:

  1. Sims: Eurozona nën kërcënim të madh
  2. Eurozona drejt “dimrit të acartë”

Etiketa: ,

Komentoni