Eurodeputetët mbështesin dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë

Eurodeputetët mbështesin dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë

Eurodeputetët mbështesin dhënien e statusit kandidat të ShqipërisëEurodeputetët mbështesin presidencën irlandeze për dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë brenda qeshorit nëse plotësohen 3 kushtet e mbetura peng të votimit me shumcë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

«Do të ishte mirë që Shqipëria të marrë sa më shpejt statusin e kandidatit këtë vit, Jam shumë në favor të kësaj, pasi vendi ka bërë shmë progres. Ndaj ne e mbështesim fort statusin për Shqipërinë »- thotë eurodeputeti Bernd Posselt.

Ndërkohë, presidencës irlandeze i është kërkuar që të zhvillojë një qasje më ekonomike për vendet aspirante, duke nxitur ndërrmarrjet europiane që të investojnë në Ballkan, në vend që të investojnë në Kinë.

Sinkroni Libor Roucek, eurodeputet
“Për vendet aspirante do të kërkoja një qasje më ekonomike. Ju e dini se Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria s’janë vende të pasura. Ndërmarrjet tona në vend që të investojnë në këto vende për tekstile e këpucë , shkojnë e investojnë në Kinë, ku rrogat e punëtorëve janë madje më të larta se në Serbi e Maqedoni. Këto prodhime ato i sjellin pastaj për t’i shitur në vendet e Bashkimit Evropian. Unë kam besim se Presidenca irlandeze do të hape debatin lidhur me këtë problem »-shprehet Libor Roucek.

Nëse 3 ligjet votohen brenda fundit të shkurtit, Komisioni Europian do të mund t’i prezantonte raportin për Shqipërinë ministrave të jashtëm të BE në 11 mars. Kjo do të bëntë të mundur një vendim nga liderët europianë për statusin e kandidatit në 27 dhe 28 qershor.