Eurodeputetët kërkojnë dialog të vërtetë politik në Maqedoni

Eurodeputetët kërkojnë dialog të vërtetë politik në Maqedoni

Lideri i LSDM, Branko Cërvenkovski të martën ka realizuar takime me raportuesin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Zoran Taler, Eduard Kukan, përfaqësues i Partisë Popullore Evropiane, si dhe Hanes Svoboda, nënkryetar i Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

Eurodeputetët kërkojnë dialog të vërtetë politik nga partitë politike në Maqedoni, kjo i është porositur shefit të partisë më të madhe opozitare të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

Sipas eurodeputetit Eduar Kukan nga radhët e Partisë Popullore, ndryshe raportues në hije për Maqedoninë, kryetarit Cërvenkovski i ka shpjeguar për atë se cili është qëndrimi i Bashkimit Evropian dhe i Parlamentit Evropian, “se për eurointegrimin e ardhshëm të vendit gjetja e zgjidhjes së emrit të vendit është parakusht absolut”.

Kukan, me këtë rast tha se porosinë që ia ka përcjellur Cërvenkovskit është se Brukseli pret lajme pozitive për situatën në vend, ” bojkotimi i parlamentit është zgjidhje e keqe, aspiratat e ardhshme të Maqedonisë për anëtare në BE kërkojnë që ajo të tregojë se ka politikë të brendshme stabile në vend dhe të vazhdohet me reformat”.

Johanes Svoboda, pranon se është pak i shqetësuar për situatën në Maqedoni. “Jam pak i shqetësuar, për shkak se porositë dhe sinjalet nga Evropa janë shumë pozitive për Maqedoninë dhe ndoshta për shkak se Qeverisë çka është shumë e dobët në lidhje me reformat. Maqedonia duhet t’i ndryshojë ligjet në koordinim me Komisionin Evropian dhe të vazhdojë me reformat”, tha Svoboda.

Ky eurodeputet austriak është edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me integrimin evropian të vendit. “Duhet të gjehet zgjidhje për emrin e Maqedonisë, tani ekziston mundësia për marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, duhet që qeveritë e të dy vendeve të punojnë në gjetjen e zgjidhjes”, theksoi Svoboda./INA/