Eurodeputetët francezë me rezolutë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Eurodeputetët francezë me rezolutë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Eurodeputetët francezë me rezolutë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BEDeputetët francezë të së djathtës ekstreme kanë propozuar të hënën një projekt-rezolutë përmes të cilës kërkohet që të ndërpriten negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesit e partisë Fronti Nacional në , Dominique Bilde, Sophie Montel dhe Steeve Briois, subjekt ky që drejtohet nga Le Pen, thonë se shkak i këtij qëndrimi të tyre janë gjendja sociale dhe ekonomike në Evropë, njofton gazeta shqiptare Shekulli.

Eurodeputetët francezë kërkojnë mbajtjen e referendumeve në çdo vend anëtar, lidhur me valën e re të anëtarësimeve të mundshme në Bashkimin Evropian, ku theksohet ndalimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.

Ata kundërshtojnë në mënyrë të ngjashme edhe procesin e anëtarësimit të Turqisë e Malit të Zi. Në projekt-rezolutë theksohet ndër të tjera se, Shqipëria ka përfituar deri më tani kredi evropiane që shkojnë deri në 315.5 milionë euro në vitet 2000-2006 dhe 306.7 milionë euro në vitet 2007-2010.

Problemi lidhet me faktin se gjendja e vështirë aktuale në BE, do të shtojë barrën e kontributeve financiare nga vendet kryesore të saj, veçanërisht Francës.

Veç kësaj në rezolutë, vihet në dukje se, Shqipëria ka problem të mëdha me korrupsionin dhe është një nga pikat e qarkullimit për shumë trafiqe, si të drogës, prostitucionit e të tjera.