EULEX-it nuk i hiqet mandati

EULEX-it nuk i hiqet mandati

 EULEX-it nuk i hiqet mandatiFushata kundër EULEX-it, protestat dhe kërcënimet ndaj këtij misioni pas arrestimit të komandantëve dhe disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte, po u shkojnë huq organizatave të veteranëve të luftës, shkruan “Tribuna”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës këtë javë mund të debatojnë për misionin, të cilit veteranët kishin kërkuar t`i hiqet mandati ekzekutiv në Kosovë, por krejt çfarë mund të bëjnë deputetët është që të nxjerrin një rezolutë ku do të kërkojnë bashkëpunim me këtë mision dhe angazhim të qeverisë për krijimin e një gjykatë për krimet e luftës.