EULEX-i konfirmon se përgjimet janë autentike

EULEX-i konfirmon se përgjimet janë autentike

Përgjimet telefonike janë autentike dhe të kryera vitin e kaluar. Këtë e ka thënë vetë EULEX-i nëpërmjet një përgjigje me shkrim për Kohën Ditore. Ky mision ka thënë se përgjimet telefonike janë të ligjshme dhe nuk janë të montuara.

“Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim.

Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”, ka thënë EULEX-i.

“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.

Misioni i BE-së ka shprehur keqardhje që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për tu dëgjuar nga publiku.