EULEX-i interesohet për Isa Mustafën

EULEX-i interesohet për Isa Mustafën

EULEX-i interesohet për Isa MustafënMusa Daka ka ardhur nga Amerika për të dëshmuar për ato çfarë di për Fondin e 3-përqindëshit. Për dy ditë rresht, një prokurore e EULEX-it e ka pyetur atë për rolin e Isa Mustafës dhe të tjerëve në keqpërdorimin e këtyre mjeteve.

Ky ish zyrtar i LDK-së, i cili jeton në SHBA, u bë i famshëm muaj më parë kur nxori dokumente dhe fotografi që, sipas tij, flasin për keqpërdorimet që ka bërë me paratë e popullit Isa Mustafa, ish-ministri i Financave i Qeverisë në Ekzil dhe tani kryetar i LDK-së dhe i Prishtinës.

Në një bisedë për gazetën Express, Daka tregoi se është marrë në pyetje dy ditë rresht nga prokurorja Maria Bamieh, të cilës në tavolinë ia ka lënë edhe krejt provat materiale që disponon.

“Jam ftuar më herët, por për shkaqe personale nuk arrita të vij, prandaj tash kur jam në Kosovë unë kam shkuar dhe kam dhënë krejt dëshminë time dhe i kam bashkangjitur edhe faktet që posedoj”, ka thënë Daka.