EULEX bastisi shtëpinë e Azem Sylës

EULEX bastisi shtëpinë e Azem Sylës

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e një ish-komandanti të UÇK-së, ka bërë të ditur përmes një komunikate për media misioni evropian për sundimin e ligjit.

Në të thuhet se bastisja është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca. Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

”Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje”, thuhet në komunikatë.

Nga burime të të sigurta bëhet fjalë për bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla, i apostrofuar nga Nazmi Bllaca, tashmë i identifikuar si punëtor i SHIK-ut.

  • lika

    O lete eshte me i bastise shtepite e Shqiptareve , qka eshte me Oliverin ne Mitrovice nuk guzojne as uren me ja shkelle ,,Marri ju qofte…