Ettore Sequi takon Bashën

Ettore Sequi takon Bashën

Ettore Sequi takon Bashën Basha ka kryer takimin e parë formal në zyrën e kryetarit të Partisë Demokrtaike me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.

Ky ishte një takim i rëndësishëm për nga mesazhet që dha Brukseli dhe opozita e re përsa i përket shpejtësisë me të cilën Shqipëria mund të kapë stacionin e radhës për integrimin europian, marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Që të bëjmë progres në rrugën e Bashkimit Europian është e rëndësishme të kemi parasysh dy elementë kryesorë, një qeveri të fortë, që funksionin mirë, moderne dhe europiane, por gjithashtu edhe një opozitë të fortë, që funkionon mirë, moderne dhe europiane. Si këtu në Tirane, edhe në Bruksel kemi shprehur rëndësinë e përfundimit sa më shpejt të një procesi normal zgjedhor dhe të transferimit normal të pushtetit. Kjo është ekstremisht e rëndësishme, në mënyre që të ecet përpara në rrugen drejt Europës. Po ashtu, kjo është shumë e rëndësishme edhe në kaudër të marrjes së statusit kandidat. Siç e kemi thënë, stautsi është i arritshëm brenda dhjetorit, një gjë që e konfirmoi dje edhe presidenca lituaneze. Ajo që është e rëndëssihme, në mënyrë që kjo gjë të arrihet është që të ekzistojnë përpjekje të përbashkëta dhe të koordinuara të faktorëve politikë. Bashkimi Europian është gati t’ju ndihmojë, me kusht që reformat të ecin përpara”, deklaroi Sequi.

“E sigurova ambasadorin Sequi që këtë qëndrim do të mbajmë edhe në Parlament, që rrugëtimi për marrjen e statusit të jetë sa më i shpejtë, duke vazhduar duke ndërtuar mbi trashëgimet pozitive që kemi”, tha nga ana e tij Basha.

Gjatë takimit me ambasadorin e Bashkimit Europian, zoti Basha shprehu pikëpamjen e Partisë Demokratike se opozita ka prioritet transparencën e këtyre zgjedhjeve, ku siç thotë zoti Basha, është verifikuar ndërhyrja e elemntit kriminal, i cili sipas tij, është edhe pjesë e Parlamentit të ri.

“Është e domsodoshme transaprenca e asaj që ka ndodhur dhe çdo përpjekje për ta ndalur këtë transaprencë, në çdo lloj forme është e dënueshme dhe është tregues se përdorimi i elementëve kriminalë ishte i organizuar dhe palët përgjegjëse duhet të marrin përgjegjësi sipas ligjit. PD është e vendosur për të bërë transparencën siç parashikohet në kod. Është konsumuar një krim elektoral, korpus delikti ndodhet në tavolinë. Sikundër është e vendosur që preçedentin e rrezikshëm të elementit kriminal dhe futjes në Parlament të elementit kriminal mos ta lejojë të kthehet në një rregull që do ta kthente Shqipërinë pas”, theksoi Basha.

Zoti Basha ka informuar amabsadorin e Bashkimit Europian edhe për shqetësimin e opozitës për atë që Partia Demkratike e cilëson si frymë revanshiste të mazhorancës së re kundër insitucioneve, si dhe për ngritjen e komisionit kombëtar për mbrojtjen e adminsitratës publike, një strukturë që opozita do ta ngrejë pranë degëve të PD për të