|

Eshton sot viziton Kosovën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton sot do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turneut në vendet e Ballkanit.


Eshton do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së, Piter Feith, shefin e misionit EULEX, Iv de Kermabon dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renco Davidi.

Kryediplomatja evropiane do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Etiketa: , , ,

Komentoni