Është arrestuar Enver Sekiraça

Është arrestuar Enver Sekiraça

Ka rënë në duar të Policisë së Kosovës Enver Sekiraqa. Njeriu më i kërkuar i viteve të fundit në fakt është vetëdorëzuar tek autoritetet e EULEX-it dhe më pas është prangosur, ka konfirmuar për KTV-në, Blerim Krasnqi zëdhënës i EULEX-it.

Sekiraqa menjëherë është dërguar në zyrat e prokurorëve të EULEX-it për t’u marrë në pyetje. Ai po bënte plane prej disa javësh se si t’i dorëzohej autoriteteve të EULEX-it.

Enver Sekiraqa, i cili kërkohet prej vitesh nga Policia, akuzohet për vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Triumf Riza, dhe për vepra të tjera penale.

I shumëkërkuari Sekiraqa kishte arritur të mos binte në duar të Policisë duke u fshehur nëpër vende të ndryshme, dhe ishte thënë se për një kohë kishte qëndruar edhe në Irlandë.

  • esat haziri

    I PA FAJSHEM krejt akuzat jan shpifje te nisis speciale te policis se kosoves keshtu qe zoti osht me ty dhe ka met ndihmu me dal sa ma shpejt i pa fajshm per krejt ato shpifjet qe po mundohen me ti vnu te deshiroj shum fat dhe suksese si ne cdo gje ne jet