Erosi dhe etosi krijues dhe artistik i Maxhun Smajlit

Erosi dhe etosi krijues dhe artistik i Maxhun Smajlit

Erosi dhe etosi krijues dhe artistik i Maxhun SmajlitNë këtë libër të larmishëm dhe interesant, përveç tjerash, sikur të shfaqen dhe rishfaqen vazhdimisht një sërë çështjesh dhe aspektesh të rëndësishme historike dhe sociopolitike në domenin e përgjithshëm krijues dhe patriotik të zt. Maxhun Smajli.

Si të atilla çfarë janë ato i shquajnë dhe shoqërojnë marrëdhëniet ose raportet e gjithëmbarshme të autorit (Maxhun Smajlit) si njeri apo individ me botën dhe shpirtin e tij krijues dhe patriotik.

Objekt i këtij libri janë arti dhe jeta, jeta dhe lufta e njohur për mbijetesë ose ekzistencë; arti, jeta dhe filozofia, etika dhe estetika…. Shija, bukuria, dashuria, profecia, teknika dhe teoria e njohur për ngritjen, krijimin dhe prodhimin e vlerave të larta letrare dhe publicistike.

Ndërsa, subjekt i tij luftëtarët e lirisë (UÇK-ja), njerëzit, populli dhe atdheu ynë…. epika, lirika, dramatika, mitika… së bashku me shpirtin krijues, ndjenjat, përjetimet, intuitën dhe nuhatjet e thella artistike të Maxhun Smajlit.

Maxhun Smajli, autor i rangut të lartë të letërsisë së sotme shqipe

Tek i shfleton, shpalos dhe lexon me vëmendje dhe një pasion të veçantë fragmentet, shënimet, kronikat, detajet, epizodat dhe udhëpërshkrimet e ndryshme fascionante dhe melodramatike (ndonëse të përmbledhura, skicuara dhe sistemuara në formë Romani ose Ditari të luftës…) në kuadër të librit me titull “Lufta dhe dilemat shqiptare” I dhe II të Maxhun Smajlit: Edhe një herë bindësh, ushqehesh dhe mrekullohesh me faktin e pamohuar sipas të të cilës autori i librit të lartpërmendur në fjalë, zt.

Maxhun Smajli, i cili me profesion është gazetar, publicist dhe autor librash, i takon rangut ose kalibrit të lartë (të mos me të lartit) të kulturës dhe gazetarisë së sotme shqipe. Përkatësisht, “Olimpit” të njerëzve të letrave (Homme de lettres), gazetarëve, publicistëve dhe krijuesve të sotëm shqiptar në Kosovë e kudo.

Ndonëse, në këtë kuadër duke i spikuar dhe veçuar kredon, kulturën, invencionin dhe dellin ose damarin e përgjithshëm krijues dhe artistik të Maxhun Smajlit. Respektivisht, “etosin” dhe “erosin” e shquar letrar dhe patriotik të Maxhunit së bashku me kulturën dhe higjienën e brendshme intelektuale dhe shpirtërore të këtij krijuesi të talentuar dhe kushtrimtar; me një dell të theksuar akribie letrare dhe gazetareske subtile dhe tepër sublime, si dhe me (në) stilin dhe manirin e njohur të një kronisti, reporteri, gazetari ose krijuesi të mirëfilltë dhe tepër ekselent.