Ermelinda Meksi – Brahos: Mik, je gabim, 3 dorëheqjet tona fusin Bankën në ngërç

Ermelinda Meksi – Brahos: Mik, je gabim, 3 dorëheqjet tona fusin Bankën në ngërç

Ermelinda Meksi – Brahos: Mik, je gabim, 3 dorëheqjet tona fusin Bankën në ngërçErmelinda Meksi, një nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ka bërë të ditur kreut të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Spatak Brahos, se nëse ajo dhe dy kolegët e saj do të jepnin dorëheqjen nga Këshilli, ashtu siç ai iu propozoi sot, atëherë kjo do ta fuste institucionin monetar qendror në nje ngerç institucional pasi nuk do krijohej kuorumi i nevojshëm për marrjen e vendimeve, sidomos në situatën aktuale.

Paraditen e sotme, deputeti i LSI-së Braho, lidhur me skandalin e vjedhjes së Bankës, u ka kërkuar tri anëtarëve të tij, që ai i konsideronte “më të mençurit”, të jepnin dorëheqjen për të zhbërë Këshillin.

Por, dorëheqja është argumentuar nga Meksi ligjërisht pse nuk duhet të jepet pikërisht në këto momente, duke i bërë të ditur Brahos se “apeli juaj mbështetet në interpretimin e gabuar të ligjit.Ligji lexohet integralisht, drejt dhe saktë,- shprehet Meksi.

Me të njëjtën gjuhë vlerësimi si Baho, edhe Meksi i është përgjigjur atij kësisoj: “Si mik të vjetër që m’u drejtuat personalisht nëpërmjet mediave në mes të gushtit, duke ju falenderuar për konsideratën publike që shprehët për mua, kisha dëshire të flisja me ju personalisht. Por në pamundësi të lidhjes telefonike me ju, detyrohem në këtë komunikim nëpërmjet rrjetit social fb.

Apeli juaj mbështetet në interpretimin e gabuar të ligjit z.Braho. Ligji lexohet integralisht, drejt dhe saktë.

Guvernatori dhe zv.guvernatorët janë punonjës me kohë të plotë në BSH si administratorë dhe përgjegjës për administrimin e Bankës dhe kanë detyra ekzekutive, që i përcakton neni 53 i ligjit të BSH. Njëkohësisht, ata kanë edhe rolin drejtues si kryetar dhe nënkryetarë të Këshillit Mbikqyrës [KM], me detyra të përcaktuara në nenin 42 dhe 43 të ligjit.

Është kjo arsyeja që për këtë punë ata paguhen jo vetëm si administratorë me kohë të plotë, por shpërblehen edhe si anëtarë të KM. Ndërsa anëtarët e tjerë të KM janë ‘part time’ në këtë funksion, duke qënë të gjithë pedagogë me kohë të plotë në Universitet. Si anëtarë të KM mblidhemi 1 deri 2 herë në muaj në mbledhjen e tij, ku ushtrojmë detyra joekzekutive sipas nenit 42 dhe 43 të ligjit që kanë të bëjnë me mbikqyrjen e aktivitetit të Bankës për të cilin raportojnë administratorët.

Dorëheqja, për të cilën më apeloni, do të ishte zgjedhja më e lehtë për mua, si person por jo zgjidhje për situatën ku ndodhemi. Me këtë rast ju pyes a menduat pasojën e apelit tuaj për dorëheqje, i cili po të pranohet nga njerëzit e nderuar që juve ju drejtuat do ta fuste institucionin monetar qendror në një ngërç institucional.
Këshilli mbikqyrës në këtë rast me 3 anëtarë të dorëhequr do ndodhej pa kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve, aq të nevojshëm kurdoherë, por sidomos në situatën aktuale. Kjo situatë do të kishte pasoja për stabilitetin dhe sigurinë financiare të vendit, për të cilat ju dhe ne duhet të shqetësohemi seriozisht dhe të veprojmë me maturi.
Sidoqoftë, unë mbetem ajo që kam qënë dhe në këtë moment, me shumë se interesat personale, mendoj me përgjegjshmërinë e anëtares “part time” të Këshillit Mbikqyrës ,duke ndjekur në kohë reale çdo zhvillim për të realizuar me përgjegjësi, funksionet e mia në KM, për të cilat Kuvendi më ka zgjedhur. Miqësisht E.Meksi.”