Ermal Fejzullahu sjell dy këngë të reja

Ermal Fejzullahu sjell dy këngë të reja

Ermal Fejzullahu sjell dy këngë të rejaErmal Fejzullahu po vazhdon me sukseset e tij edhe gjatë kësaj periudhe. Këngëtari bënë të ditur se së shpejti do t’i sjellë dy këngë të reja, ku njëra prej tyre do të jetë duet me babanë e tij, Sabri Fejzullahun. Kënga solo që mbanë titullin “Dashurova me gjithë zemër” do të plasohet bashkë me videoklip.

Sipas tij kënga trajton një temë dashurie, për të cilën shpreson se do të pëlqehet në publik. “Që nga muaji janar kemi nisur punën për realizimin e dy këngëve të reja. Kënga ‘Dashurova me gjithë zemër’ është e përgatitur nga Virusi, ndërsa teksti është nga Fatmir Muja. Kënga do të dalë bashkë me videoklip dhe uroj të pëlqehet në publik”, tha ai për “Zëri”.

Ndërkaq balada e realizuar po ashtu nga Virusi dhe Fatmir Muja ende nuk ka ndonjë emër të caktuar, por sipas Ermalit është këngë për të gjithë gjeneratat. “Duetin që e kemi përgatitur me babin, është një këngë mjaft e veçantë”, tha ai.