Erik Lamela fluturon në Londër të arrijë marrëveshje

Erik Lamela fluturon në Londër të arrijë marrëveshje

 Erik Lamela fluturon në Londër të arrijë marrëveshjeLojtari i talentuar i Romës, Erik Lamela ka fluturuar për në Londër e që sipas mediave angleze, është shenjë e arritjes së marrëveshjes së tij me Tottenhamin. Spurs shpresojnë të kompletojnë sot transferimin e tij për një shumë prej 30 milion funtash.

Argjentinasi 21 vjeçar ishte lënë në stol në ndeshjen që Roma e luajti mbrëmë ndaj Livornos, dhe si duket shkak ishte udhëtimi i tij i sotëm për në Londër për bisedime të mëtejshme dhe arritje e një akordi.

Lamela në sezonin që kaloi shkëlqeu për Romën në Serie A, duke shënuar 15 gola edhe pse mesfushorë.

Tottenhami është gjithashtu i lidhur edhe më një kalim të mundshëm të mbrojtësit të majtë të Romës 31 vjeçarin Federico Balzaretti, dhe shpresojnë poashtu të nënshkruajnë edhe me mbrojtësin e Steaua Bukureshtit Vlad Chiriches për 8 milion funta. Skautët e Tottenham poashtu janë duke shikuar edhe bullgarin 20 vjeçar Todor Nevelev, i cili shënoi për Botev Plovdiv që luajti ndaj Slavia Sofias.