Ericsson - Samsung, lufta e re per patente

Ericsson – Samsung, lufta e re per patente

Ericsson - Samsung, lufta e re per patentePasi u nda nga Sony, kompania suedeze Ericsson nuk eshte edhe aq shume ne fokusin e konsumatoreve, por ne boten mobile eshte e pranishme goxha shume, posacerisht per shkak te patentave te saj. 

Keshtu, kjo kompani ne fillim te javes ka bere kerkese ne komisionin tregtar nderkombetar ne SHBA nga i cili kerkon qe pajisjet mobile te Samsung te mos shiten me ne tregun amerikan, sepse kjo kompani koreane gjoja ka shkeluar disa prej patenteve te kesaj kompanie jashte kornizave te marreveshjeve. 
Po ashtu, thuhet qe qellimi nuk eshte eliminimi i produkteve te Samsungut nga tregu, por nje hap real kah arritja e marreveshjeve te cilat nuk jane realizuar madje as pas dy vitesh negociata.
Megjithate, pala tjeter pohon qe per keto patente tani kerkohen shuma shume me te medha se me pare, dhe se tani Samsungu ka ngritur kunderpadi tek i njejti organ rregullativ, ku kerkon ndalimin e importimit te disa produkteve te pajisjeve telekomunikuese te ketij prodhuesi suedez.
Nese nuk merren vesh shpejt keto dy kompani, me siguri qe pason nje lufte e re e madhe patentash.