Erezat

Erëzat që ju ndihmojnë të humbni peshë

ErezatA doni që në mënyrë natyrale të përshpejtoni metabolizmin tuaj dhe të largoni ca kilogramë nga beli juaj?

Përpiquni të përdorni disa nga këto erëza sepse shkencëtarët në studime të shumta konfirmojnë se kanë efekte të dobishme për shëndetin tonë dhe ndihmojnë në ruajtjen e linjës së hollë.

– Xhenxhefili: Edhe pse është më i njohur për vetitë e tij medicinale, xhenxhefili është i shkëlqyer edhe për humbje peshe. Ai përmban kapsaicinë, molekula nga speca të kuq që i japin shije djegëse, e cila përshpejton metabolizmin. Xhenxhefilin mund ta shtoni në çaj, salcë, sallatë ose në salcat dhe përbërësit e ndryshëm sepse më gjatë do ndiheni të ngopur. Pra, ky është një tjetër avantazh në qoftë se dëshironi të humbni peshë.

– Majdanozi: Një nga erëzat më të zakonshme dhe më të popullarizuara sigurisht se është majdanozi. Është e panevojshme të përmendet se si të përdoret, sepse është më e rëndësishme për ta përdorur atë sa më shpesh të jetë e mundur, pasi që shkencëtarët e Malajzisë e kanë zbuluar se është i shkëlqyer për rritjen e metabolizmin dhe pastrimin e mëlçisë nga yndyrat dhe substancat e dëmshme.

– Hudhra: Hudhra është një ilaç natyral, fuqia e të cilës është aq e fortë saqë ajo është një aleat i shkëlqyer në parandalimin e disa llojeve të kancerit, por ndihmon edhe kur duam një bel të hollë. Një studim në Korenë Jugore i bazuar në minj tregoi se hudhra ndikon në humbje peshe. Dietologia Cynthia Pasquella rekomandon për të vënë hudhër në lëngje të gjelbra dhe të pini një gotë lëng në ditë.

– Rozmarina: Edhe pse studimet e fundit kanë treguar se aroma e rozmarinës është aleat i rëndësishëm në luftën kundër çmendurisë, mund të ndihmojë edhe në ruajtjen e linjave të holla. “British Journal of Nutrition” thotë se acidi nga rozmarina mund të ndihmojë në parandalimin e obezitetit dhe në të njëjtën kohë të ngadalësojë përshpejtimin e niveleve të glukozës në gjak gjatë natës. Një tjetër studim, i kryer nga hulumtuesit nga universiteti i Illinois-it, tregoi se rozmarina përmban më shumë kompozime të polifenoleve dhe flavonoideve sesa bimët dhe erëzat tjera. Shtoni rozmarinë në vezë, mish pule, mish qengji dhe gjellët e tjera, në kombinim me vaj ulliri.

– Speci djegës: Nëse dëshironi të humbni peshë, në ushqimin tuaj duhet të shtoni spec djegës. Shkencëtarët thonë se pikërisht kjo perime e përshpejton metabolizmin dhe përmirëson djegien e dhjamit. Shkencëtarët erdhën deri te këto konkluzione pas hulumtimeve për ndikimin e specave djegës në ushqim. Është vënë re se njerëzit që rregullisht konsumuan speca djegës kishin linjë më të hollë.