Erdogan i bëri thirje Barzanit të ndihmojë në negociatat paqësore me PPK-në

Erdogan i bëri thirje Barzanit të ndihmojë në negociatat paqësore me PPK-në

Erdogan i bëri thirje Barzanit të ndihmojë në negociatat paqësore me PPK-nëKryeministri turk Rexhep Taip Erdogan sot do të takohet me liderin e kurdëve irakianë, Masud Barzanin, me ç’rast pritet nga ai të kërkojë konfirmim për përkrahje në procesin paqësor me kryengritësit kurdë.

Erdogan do ta presë kryetarin e parë të Kurdistanit irakian në Dijarbekir, qendra e Anadolisë Juglindore, e cila është e populluar kryesisht me kurdë.

“Këtë uikend në Dijarbekir ne do të përjetojmë një moment historik. Të shpresojmë se nga kjo ngjarje do të dalë përfundimi i procesit paqësor me kryengritësit kurdë, i cili filloi para një viti”, deklaroi të mërkurën Erdogani.

Këtë takim politik Ankaraja dëshiron ta shfrytëzojë që të dërgojë porosi deri te 12-15 milionë kurdë në Turqi.

“Përzgjedhja e qytetit është simbolike. Në atë mënyrë Qeveria turke dëshiron të tregojë se vullneti për përfundimin e konfliktit kurd është real në momentin, kur gjërat nuk lëvizin në drejtim shumë të mirë”, shtoi ai.

Negociatat paqësore të cilat filluan në vjeshtë të vitit 2012, mes autoriteteve turke dhe liderit të PPK-së Abdulla Oxhallan, i cili vuan dënimi me burg të përjetshëm në Turqi, janë në ngecje.

Kurdët e akuzojnë Ankaranë se nuk i respekton premtimet për reforma, ndërsa para se gjithash për shkak të asaj që refuzon ta pranojë identitetin e tyre në Kushtetutë, që është kërkesa e tyre bazë.

Erdogan dhe Barzani pritet të bisedojnë edhe për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në sektorin e energjetikës.