Epoka e “Unë kam një ëndërr”

Epoka e “Unë kam një ëndërr”

Epoka e “Unë kam një ëndërr”“Kur te lejojmë lirinë te mbretëroje, kur ajo te mbretëroje ne çdo ane e kënd, ne çdo shtet e çdo qytet, atëherë do te jemi ne gjendje qe çdo krijese e perëndisë, te bardh e te zinj, hebrenj e kristjane, protestante e katolike, te kapemi për dore dhe te këndojmë: Me ne fund jemi te lire!”

Kjo është një pjese nga fjalimi “Unë kam një ëndërr”, i aktivistit për te drejtat e njeriut Martin Luther King. Ai konsiderohet si fjalimi me me ndikim për barazi ne historinë e SHBA-se por dhe me gjere. I mbajtur ne gusht te vitit 1963, përpara 250 mije afro amerikaneve ne Uashington, kleriku i njohur dënoi padrejtësinë sociale dhe diskriminimin racor. Historianet thonë se gjate fjalimit, Martin Luther King i është shmangur disa here tekstit të përgatitur, duke i futur nota te forta emocionale:

“Une ëndërroj që katër fëmijët e mijë të vegjël, një ditë do të jetojnë në shtet ku ata nuk do të vlerësohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre”.

Ne vitin 1964, Martin Luther King u vlerësua me çmimin Nobel për paqe. Por arritjet e tij nuk ishin vetëm personale. Protestat e dhunshme te njerëzve me ngjyre qe u pasuan nga disa tubime paqësore me ne krye Martin Luther King, bene qe presidenti i SHBA-se Lindon Xhonson te nënshkruaje aktin për te drejtën e votës ne vitin 1965. Kreu i Shtëpisë se Bardhe ne atë kohe e cilësoi këtë akt, si ditën e triumfit te madh. Martin Luther King u ekzekutua me 4 prill te vitit 1968 ne Memfis te shtetit Tenesi ne moshën 39-vjeçare.