Enver Hoxhaj: Serbët në një listë të vetme, është jodemokratike

Enver Hoxhaj: Serbët në një listë të vetme, është jodemokratike

Enver Hoxhaj: Serbët në një listë të vetme, është jodemokratikeMinistri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb, idenë e Beogradit, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me një listë të vetme.

Ministri Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter, ka deklaruar se “ideja që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 Nëntorit me një listë të vetme, është jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb”.

Reagimi i ministrit Hoxhaj, ka pasuar kundërshtimin e një ideje të tillë edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për ndonjë listë shtetërore dhe paraqitje të përbashkët të serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

Petroviq ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye për një listë të përbashkët dhe për një fshehje prapa unitetit kombëtar, nëse në zgjedhjet lokale nëpër komunat me shumicë serbe partitë serbe garojnë mes vete.